Kushtet e ripublikimit

Përditësimi i fundit: 26 qershor 2020.

Media jonë nuk e ka në fokus qasjen fitimprurëse dhe si e tillë, jemi të hapur për ri publikimin e materialeve tona në media fitimprurëse ose jofitimprurëse, duke respektuar kriteret dhe kushtet e caktuara më poshtë:

  • Ri publikimi i materialeve të “Amfora”-s mund të bëhet me kushtin që emri i autorit, publikimit dhe medias të citohen qartë dhe dukshëm;
  • Në çdo rast të ri publikimit ju lutemi të përfshini shënimin: “Ky material u botua fillimisht nga media Amfora.al”. Shënimi duhet të përmbajë edhe një lidhje (“link”) që të dërgon tek publikimi i “Amfora.al”;
  • Në rast të shkrimit të lajmeve nga mediat e tjera me referencë nga “Amfora.al”, ne parapëlqejmë që këto lajme të jenë konform standardeve tona, pra të jenë të paanshme, objektive dhe etike;
  • “Amfora.al” vijon të zotërojë të drejtën e autorit për materialet e veta dhe në rast ri publikimi të dytë (një material i joni i ri publikuar nga një media tjetër dhe më pas nga një media tjetër), duhet të respektojë të njëjtat kritere me ri publikimin e parë;
  • Ne rezervojmë të drejtën për të kërkuar fshirjen e ri publikimit aty ky është e mundur në rast se kriteret e mësipërme nuk respektohen;
  • Media Amfora rezervon të drejtën e revokimit të së drejtës së ri publikimit në rast se vëren abuzime me këtë të drejtë;
  • Me abuzim ne nënkuptojmë përdorimin e fakteve të raportuara prej nesh në mënyrë selektive, të njëanshme, jashtë kontekstit apo spekulative;
  • Ju do të duhet të merrni lejen tonë së pari përmes formave tona të kontaktit vetëm për përdorimet fitimprurëse, kryesisht për qëllime biznesi (ngushtësisht fitimprurëse) dhe ju mund të duhet të paguani një tarifë;
  • Krijimet e medias “Amfora” referuar ri publikimeve nga mediat fitimprurëse mbrohen kryesisht referuar nenit 80 të ligjit numër 35, i vitit 2016, “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me to”;
  • Krijimet e medias “Amfora” referuar ri publikimeve nga mediat jofitimprurëse janë në dispozicion për ri publikim nën licensën “Creative Commons 4.0”. Për të mësuar më shumë klikoni këtu.