Muzeu Arkeologjik Durrës, nuk duhet lënë pa u vizituar këtë verë!!!

VIDEO-PROMOVUESE/

Për të gjithë ju që zgjidhni t’i kaloni pushimet në bregdetin e Adriatikut dhe mbrëmjet në shëtitoren e “Vollgës”, nuk duhet të humbni mundësinë të vizitoni një larmishmëri objektesh arkeologjike që përbëjnë thesarin e nëntokës shqiptare.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, i cili u hap në vitin 1951 dhe godina e re u inagurua në vitin 2002, sot gëzon një infrastrukturë bashkëkohore, ku janë të ekspozuara rreth 2000 objekte.

Në brendësi të tij ka një pavijon të prehistorisë dhe të antikitetit, si dhe pavijonin post-bizantin. Në hyrje të krahut të majtë, ekspozohen objektet e periudhës ilire dhe antike greke, në tre fazat e saj, në atë të parë, klasike dhe të vonë. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha që janë vendosur në qendër të muzeut, fillon periudha romake, duke nisur nga ajo e hershme, deri te periudha e ndërtimeve në krahun e djathtë të katit të parë.

Adresa është lehtësisht e gjetshme, “Shëtitorja Taulantja”, Durrës. Orari në kuadër të sezonit turistik veror, është 09:00-19:30, nga e hëna në të dielë.

Mos humbisni rastin të shihni objektet e rralla që do ju shëtisin midis shekujve…