Kjo është një iniciativë që synon të sjell një model medieje “online” që i qëndron besnike parimeve të gazetarisë dhe ndërthur inovacionin në krijimet e saj. Profilizimi është thelbi i iniciativës së quajtur “Amfora Media Group”, duke u shpërndarë në 3 nënndarje: 1. “Amfora.al” – Media e profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri; 2. “Amfora Production” – Studio filmimi e profilizuar në krijimet mediatike dhe publikimet me karakter gjeneralist; 3. “Durrës Press” – Media e profilizuar në raportimin me fokus lokal.

Grafik ilustrues i strukturës së organizimit të Amfora Media Group

Amfora Media Group u themelua më 26 maj 2020, për të bashkuar iniciativat e nisura më herët, me “Durrës Press”, të themeluar më 11 prill 2015, median “Amfora.al”, të themeluar më 11 shkurt 2017, si edhe “Amfora Production”, të themeluar më 17 qershor 2020.

Ato kanë një veprimtari të pavarur nga njëra-tjetra, por bashkohen nën të njëjtat Parime Editoriale, Standarde Profesionale dhe Kod Etike, duke konverguar herë pas herë për realizimin e krijimeve gazetareske.

Përditësimi i fundit: 24 qershor 2020