Home Sonda arkeologjike Thyhet me kazëm muri ngjitur me Torrën Veneciane në Durrës
Thyhet me kazëm muri ngjitur me Torrën Veneciane në Durrës
0

Thyhet me kazëm muri ngjitur me Torrën Veneciane në Durrës

0
0

VËZHGIM/

Pasditen e sotme, në vijim të projektit “Veliera” në qytetin e Durrësit, është thyer me kazëm muri ngjitur me Torrën Veneciane.

Struktura arkeologjike është thyer nga punonjësit e firmës private që po zbaton projektin e Bashkisë Durrës.

Përgjatë kohës që këto veprime po ndodhnin, me një komunikim telefonik “Amfora.al” vuri në dijeni drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Ledion Lako, i cili tha se do të dërgonte specialistët për të verifikuar rastin.

Ky fragment muri është Monument Kulture i Kategorisë I, referuar shpalljes së Torrës Veneciane dhe murit rrethues të qytetit si të tillë, përpara viteve’90.

Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, neni 28, për Monumentet e Kulturës shkruhet se:

“2.Ato ruhen ne tërësinë e përbërësve të tyre arkitektonike dhe teknike.

Kompozimi i vëllimeve, trajtimi arkitektonik i pamjeve te jashtme dhe të brendshme, si dhe zgjidhja planimetrike dhe funksionale e këtyre monumenteve nuk mund të ndryshohen.

3. Ndërtimet e reja pranë tyre duhet te respektojnë distancat e zonës së mbrojtur”.

31 korrik 2017

Vijimi i këtij projekti me ndërhyrje nëntokësore është i paligjshëm sepse gjysma e projektit “Veliera” shtrihet në Zonën Arkeologjike A, që i ndalon kategorikisht projektet me ndërhyrje nëntokësore.

Vijimi i murit antik nëntokë, ruhet me anë të një vendimi të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, i cili udhëzon që zona të mbulohet me çakull. Por mbi tokë ditën e sotme kazmat thyen themelet e murit ngjitur me Torrën Veneciane dhe kjo pa asnjë vendim zyrtar që e dikton këtë veprim. Për më tepër ka disa vendime të gjykatave të Durrësit që i ndalojnë punimet në këtë zonë.

Megjithëse qytetarët protestuan rreth një javë më parë kundër betonizimit të murit rrethues të qytetit (pilaster romak i shek. II të Erës Sonë), duket se veprimtaria shkatërruese është zhvendosur nga nëntoka në strukturat arkeologjike mbi tokë.

 

Protestë kundër betonizimit të arkeologjisë

Me datë 22 korrik 2017, qytetarët e Durrësit dolën në rrugë për të kërkuar mbrojtjen e arkeologjisë nga betonizimi. Duke marrë shtysë nga mbulimi me beton i pak ditëve më parë të murit rrethues të qytetit, ndërtim i periudhës romake.Por gjithashtu u kërkua mbrojtja e mozaikëve, vilave luksoze romake etj., që rrezikohen nga projekte si ndërtimi i shkollës 9 vjeçare “Marie Kaçulini”, pallati që do të ndërtohet tek Parku Sportiv, si edhe tuneli nëntokësor dhe Pallati i Drejtësisë që do të ndërtohet tek Mauzoleumi i Dëshmorëve. Të gjitha këto projekte rrezikojnë objekte arkeolgjike me vlera të jashtëzakonshme.Por kësaj proteste ju bashkuan edhe turistë nga Amerika, Argjentina, Çekia dhe Italia, të cilët kërkuan njëzëri me qytetarët e Durrësit, mbrojtjen e arkeologjisë.Në protestën e organizuar nga grupimi qytetar-rinor “Aktiv për Durrësin”, në emër të mbi 500 qytetarëve që kanë firmosur një peticion në internet, për “Shpalljen monument kulture të zbulimeve arkeologjike tek projekti Velira”, ju bë apel ministrisë së Kulturës që ta ndërmarrë një hap të tillë sa më shpejt dhe të mbrojë arkeologjinë.Në mënyrë simbolike u hodh bojë e kuqe tek perimetri ku u mbulua me beton muri romak i shekullit II të erës sonë dhe u rrethua me shirita zona.

Posted by Aktiv për Durrësin on Dienstag, 25. Juli 2017

 

 

 

 

 

 

 

Geri Emiri Student, dega Gazetari dhe Komunikim, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Jepni komentin tuaj

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *