Helena dhe Andrea, një dashuri tragjike

“Kultura në 1 minutë”/ Episodi 11

Mbreti i Durrёsit në shekullin e 14-të ishte Robert Anzhuja. Si mjet për të shtrirë kontrollin deri në Greqi, ai pa martesën e vajzës së tij, Helenës, me princin e Moresё. Pavarёsisht se ajo ishte kundër kësaj lidhje, u detyrua tё nisej drejt burrit tё ardhshёm.

Një stuhi e fuqishme e detyroi anijen të ankorohej nё Durrёs pёr disa ditё dhe kthehu përgjithmonë fatin e Helenës. Bajli i Durrёsit, Andrea Topia, ra në dashuri me shikim të parë me të dhe ajo vendosi tё qёndronte me Andrean, deri sa vdekja t’i ndante.

Pёrpjekjet e Mbretit Robert pёr ta bindur Helenёn tё kthehej nё Napoli qenё tё kota, aq sa ai u hakmarr ndaj çiftit duke i ndarë ata vetëm përmes vrasjes së të dyve. Megjithatë dashuria e çiftit solli në jetë një djal, Karl Topia, që më vonë do të bëhej fisnik dhe sundues i një pjese të madhe të Arbërisë.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

________

Producent dhe narrator: Geri Emiri
Informacioni historik: Dorian Hatibi
Video-produksioni: Arlind Veshti

Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca: 1. Hopf, Carl. Geschichte Griechenlands vom Beginn des Mittelalters bis auf unsere Zeit. 1960;
2. Gelcich, Giuseppe. Zeta dhe Dinastia e Balshajve. Tiranё, 2009