Legjenda e Herkulit dhe themelimit të Durrësit

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 1

Durrësi është qyteti që përgjatë 2700 viteve të ekzistencës së tij si qytet pa prodhuar legjenda të shumta. Themelimi i tij përshkruhet në një tregim që e lidh ekzistencën me mbretin Epidamn.

Legjendën më të përhapur e sjell Apiani, një historian i cili shkroi nga gjysma e parë e shekullit të dytë të Erës Sonë. Sipas kësaj legjende mbreti i barbarëve të vendit, Epidamni, ndërtoi pranë detit një qytezë që mbante emrin e tij.

Pas vdekjes së tij, nipi, Dyrrahu ndërtoi aty pranë një liman. Ai nisi betejën me vëllezërit dhe kushërinjtë që kishin pretendime mbi qytetin dhe i shpallën atij luftë. I gjendur në vështirësi ai thirri në ndihmë Herkulin, duke e fituar luftën me sakrifikimin në betejë edhe të djalit të Dyrrahut, Princit Jon.

__________

Producent dhe narrator: Geri Emiri

Skenari: Dorian Hatibi

Video-produksioni: Arlind Veshti

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca: Apiani, “Histori e Romës”, “Lufta Civile”, Libri 2, kapitulli 39. Marrë nga përkthimi i transliteruar i Horace White M.A.,Ll.D., Vëll. 3. Harvard University Press. Londër 1914.

SHËNIM: Kjo seri videosh informuese do të zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Përmbajtja e shfaqur dhe pikëpamjet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e autorëve.