Qyteti i Mozaikëve

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 15

Mozaiku në Kapelën e Amfiteatrit të Durrësit është i vetmi mozaik mural në Shqipëri. Interpretimet për subjektin e tij janë të ndryshme, por mendohet se ai është ndërtuar rreth shekujve 6-10 të Erës Sonë.

Nëntoka e Durrësit numëron sot të paktën 7 mozaikë që janë të shpërndarë në të gjithë qytetin. 5 prej tyre gëzojnë stausin Monument Kulture, 2 të tjerë nuk janë marrë në mbrojtje, teksa mendohet se në nëntokën e pasur të qytetit fshihen ende mozaikë, copëza të të cilëve janë shfaqur pjesërisht gjatë ndërtimeve të reja.

Ndërsa mozaiku i pagëzuar si ‘Bukuroshja e Durrësit’ mendohet se i përket shekullit IV p.e.s. I zbuluar fillimisht në vitin 1916 në oborrin e një banese në lagjen numër 11 të qytetit, ai ka një sipërfaqe prej 9 metrash katrorë dhe paraqet portretin e një gruaje në sfond të zi, me motive floreale. Që prej vitit 1982 ai është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

_________

Producent dhe narrator: Geri Emiri
Informacioni historik: Dorian Hatibi
Video-produksioni: Arlind Veshti

Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca:

1. Reynis-Zhando Zhanin: “Mozaiku mural në Kapelën e Amfiteatrit të Dyrrahut/ La mosaïque murale dans la chapelle de l’amphithéâtre de Dyrrachium”. Iliria, vëll. 13 n° 1, 1983. Fq. 225-232;

2. Zeqo Moikom. Maria Andaloro: “I mosaici parietali di Durazzo o dell’origine costantinopolitana del tema iconografico di Maria Regina”, Mainz 1986. Iliria, vëll. 19 n°1, 1989. Fq. 283-288;

3. Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave: “Mozaiku i Durrsit më portretin e një gruaje”. Faqe 726. Tiranë. 1984;

4. Adresa në internet e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, kategoria, “Monumentet e Kulturës Qarku Durrës:

http://iktk.gov.al/site/wp-content/uploads/2020/10/Monumentet-_-Qarku-Durres.pdf