Skënderbeu, Nënë Tereza dhe krishterimi: Jepni vlerësimin tuaj

Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ka nisur të shoqërohet vitet e fundit ngushtësisht me besimin fetar katolik, duke e zhveshur nga kontributi historik dhe fokusimi tek raporti i tij me krishterimin.

Edhe Nënë Tereza, pavarësisht se identifikohet kryesisht për kontributin dhe frymën e saj humaniste në Indi dhe në vende të tjera, është pjesë e një diskursi ekstremist që po zhvillohet gjithnjë e më shumë në internet.

Debati është shtrirë edhe në Kosovë, ku janë publikuar artikuj mediatik që i shohin këto figura nën prizmin e ndasive fetare, si edhe janë regjistruar incidente në shtatoret kushtuar atyre në qytete të ndryshme.

Për të raportuar më shumë rreth përfshirjes së këtyre figurave kombëtare në një debat keqinformues dhe abuziv, Media Amfora fton ekspertët dhe qytetarët që të ndajnë me ne perceptimin e tyre, si dhe të na ndihmojnë që të identifikojmë raste të dizinformimit apo përdorimit të tyre për qëllime ekstremiste. 

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe në Instagram: @Amfora.al dhe në Twitter: @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 25 nëntor 2022, ora 24:00

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar

_________

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Ilustrim nga Media Amfora.